Flash News

Ditari i Opozitës

Vasili: Sot ditë e mirë për shqiptarët dhe opozitën, të gjithë duan një Shqipëri me demokraci

Vasili: Sot ditë e mirë për shqiptarët dhe opozitën,

Pas firmosjes për krijimin e Federatës së Opozitës së Bashkuar, nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, e cilësoi këtë ditë një ditë të mirë për shqiptarët.

Vasili theksoi se pavarësisht këndvështrimeve individuale, të gjithë duan një Shqipëri me demokraci të pandëshkuar.

“Vendi është i rrezikuar si asnjëherë më parë në 30 vite. Këto interesa madhore janë prioritet i prioriteteve. Është e qartë për të tërë se shqiptarët që vuajnë, që plaçkiten, persekutohen nga ky regjim apo narko-regjim, janë një shumicë dërrmuese në Shqipëri që kërkon përfaqësim politik për këtë shumicë.

Ky kapital, kjo energji është detyrim dhe imponim për të gjithë ne. Sot është një ditë e mirë për shqiptarët, dhe për opozitën. Të gjithë kemi këndvështrime individuale, individualitete politike, por kemi disa vija madhore të gjithë në këtë tavolinë, që duan një Shqipëri me demokraci ku nuk ka të pandëshkuar”, tha Vasili.

 

Të fundit