Flash News

Ditari i Opozitës

Vdekja e 53-vjeçarit nga Ndroqi, Hasa: Spitalet e Rilindjes janë kthyer në spitale të partisë

Vdekja e 53-vjeçarit nga Ndroqi, Hasa: Spitalet e Rilindjes janë

Lytfi Çekiri ishte 53-vjeçari nga Ndroqi që humbi jetën nga Covid-19 pasi mjekët refuzuan ta ndihmonin.

Për vdekjen e ti ka reaguar ditën e sotme edhe ish-deputeti i PD, Endri Hasa që thotë se spitalet e rilindjes janë kthyer në spitale të partisë.

Përmes një statusi në Facebook, Hasa shkruan se rilindja erdhi duke premtuar shëndetësi falas, por po ikën duke lënë mjerim.

“Rilindja erdhi duke premtuar shendetësi falas por po ikën duke lënë pas vdekje dhe mjerim”, ka shkruar Hasa.

Statusi i plotë:

Spitalet e Rilindjes janë kthyer në spitale të partisë!

Prandaj njerëzit vdesin rrugëve.

Për Lytfi Çekiri që nuk përkiste partisë nuk gjend një vend në spitale!

Rilindja erdhi duke premtuar shendetësi falas por po ikën duke lënë pas vdekje dhe mjerim!

Mbas 25 prillit Partia Demokratike do punojë që taksat e Shqiptarëve të përdoren për të zgjidhur hallet e njerzve dhe jo për të mbushur xhepat e qeveritarëve dhe oligarkeve.

Të fundit