Flash News

Ditari i Opozitës

Vdekja e Lear Kurtit, Salianji: Njësoj me rastin e Klodian Rashës. Pse policia nuk rrethon kullat e Tiranës?

Vdekja e Lear Kurtit, Salianji: Njësoj me rastin e Klodian Rashës. Pse

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka përmendur në foltoren e Kuvendit rastin e vdekjes së të riut Lear Kurti pas arrestimit mbrëmë nga policia.

Ai e krahason vdekjen e 32-vjeçarit të ngjashëm me vrasjen e Klodian Rashës nga dora e një efektivi policie.

“Trauma thotë ka ardhur i vdekur. Kjo të bën të dyshosh që institucionet po bëjnë edhe një herë një rast të ngjashëm me vrasjen shtetërore të Klodian Rashës. E mbajmë mend si policia bëri deklaratë publike ku tha që iu gjet armë pistoletë.

Duket sikur jemi përpara të njëjtave kushte, rrethanave me Klodian Rashën. Përse nuk rrethon policia kullat e Tiranës? Akti normativ mbron oligarkët, kryeministri ve gjoksin për t'i mbrojtur. Këtu nuk ka drejtësi për të varfrit. Nuk shkon dot polici e shtetit të kontrabanda me anije. Ligji funksionon ashpërsisht për ata që janë të varfër”, tha Salianji.

Të fundit