Flash News

Ditari i Opozitës

Vdekja e të riut në qeli, PD: Policia e Shtetit të bëjë transparencë, Prokuroria të nisë hetimet

Vdekja e të riut në qeli, PD: Policia e Shtetit të bëjë

Renald Tahiri ndërroi jetë disa ditë më parë në një nga qelitë e burgut 302 në Tiranë. Tahiri ishte arrestuar pasi efektivët e Policisë e kishin kapur duke vjedhur një biçkletë.

Drejtuesi i Departamentit të Sigurisë Publike, Avenir Peka tha në një deklaratë nga selia blu se ky ëshët një rast që përsëritet, ku policisë së Shtetit i vdes një tjetër i ri në duar.

Peka shtoi se familjarët e të ndjerit nuk janë lejuar të takohen me të riun dhe ngjarja është mbajtur e fshehtë. Sipas tij, kjo është nëj tjetër ngjarje që dëshmon se si policia fsheh të vërtetën dhe faktet.

PD i bën thirrje Policisë së Shtetit të tregojë transparencë dhe Prokuroria të nisë menjëherë hetimet për ngjarjen.

Deklarata e Pekës:

Një i ri tjetër vdes në duart e policisë. 38 vjeçari Renalto Tahiri, i ndaluar për vjedhjen e një biçiklete nga shërbimet e policisë së Komisariatit nr 3, ka ndërruar jetë në rrethana të cilat ende të paqarta në ambientet e Burgut 302 në Tiranë.

Familjarët e të ndjerit, jo vetëm nuk janë lejuar ta takojnë në ambientet e paraburgimit, por pretendojnë se nuk janë njoftuar për vdekjen e tij për më shumë se 48 orë. Ngjarja është mbajtur e fshehtë nga Policia e Shtetit dhe mediat janë njoftuar për vdekjen e 38 vjeçarit vetëm nga familjarët e tij.

Fati i Renalto Tahirit i bashkohet atij të disa të rinjve të cilët kanë ndërruar jetë në rrethana të paqarta në ambientet e policisë, ose kanë vdekur si viktima të dhunës ne duart e Policisë. Vetëm pak muaj më parë, Laer Kurti ndërroi jetë i dhunuar në furgonin e policisë nga efektive të të njëjtit komisariat.

E njëjta sjellje u ekspozua edhe në rastin e tij: përpjekje për ta fshehur të vërtetën dhe për të mjegulluar faktet. Me të vetmin qëllim, largimin e përgjegjësisë dhe trajtimin e jetëve shqiptare si të ishin trupa pushtuese.

Ende të pambyllura janë plagët e humbjes së jetëve të dëshmorëve të tjerë të abuzivitetit dhe arrogancës policore, të rinj që u vranë dhe u cnderuan pas vdekjes, duke u ngarkuar barrë dhe epitete që nuk i meritonin dhe as i kishin.

I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit të bëjë menjëherë transparencë për rrethanat e ngjarjes dhe Prokurorisë të nisë sa më parë hetimin e plotë.

Partia Demokratike i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit Reanalto dhe gjendet pranë tyre në këtë dhimbje.

Ne shprehim mbështetje për efektivat e ndershëm dhe profesionistë te Policisë së Shtetit, dhe i bën thirrje drejtuesve të saj të shkëputen nga kontrolli politik i partisë në pushtet, të luftojnë kulturën e dhunës dhe pandërshkueshmerisë në radhët e bluve.

Një thirrje edhe Ministrisë së Brendshme dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë që të riktheje testin e drogës për të gjithë efektivët e Policisë së Shtetit.

Të fundit