Flash News

Ditari i Opozitës

Veliaj hapi garën për ndërtimin e teatrit të ri, PD: Projekti prej 2 vitesh nën hetim, pse është anti-ligjore

Veliaj hapi garën për ndërtimin e teatrit të ri, PD:

Pasi kryebashkiaku hapi garën për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, PD thotë se Erion Veliaj do të realizojë projektin e Bjark Ingels. Projekti është cilësuar korruptiv dhe po hetohet nga SPAK prej dy vitesh.

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja deklaroi nga selia blu se çdo veprim i kryebashkiakut në kurriz të pronës publike, do të ndeshet me aksion ligjor dhe qytetar.

Ajo renditi disa fakte, që sipas Kalasë, provojnë se paligjshmërinë:

-Nuk është ekzekutuar ende vendimi nr.29 i Gjykatës Kushtetuese i datës 2 korrik 2021, lidhur me shpalljen antikushtetues të ligjit special nr. 37 dhe VKM nr. 377, që e detyron Bashkinë e Tiranës t’ia kthejë pronën e Teatrit Kombëtar Ministrisë së Kulturës.

-Projekti korruptiv i Bjarke Ingell është regjistruar në SPAK dhe po hetohet nga ky institucion që në korrik të vitit 2020.

-Vendimi nr. 50 i Këshillit bashkiak për shembjen e Teatrit Kombëtar është regjistruar dhe po hetohet nga SPAK që në qershor 2020.

-Miratimi i buxhetit shtesë për ndërtimin e Teatrit të ri, nga Komisioni i Ekonomisë dhe Financave është kallëzuar nga Aleanca në nëntor 2020 dhe po hetohet nga SPAK.

-Pengimi në ekzekutimin dhe mosekzekutimi i vendimit nr. 29 të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me shpalljen antikushtetues të ligjit special nr. 37 dhe VKM nr. 377, është kallëzuar nga Aleanca në gusht 2021 dhe po hetohet nga SPAK.

Kalaja shtoi se drejtësia e re duhet të provojë se nuk është një degë e thyer e ekzekutivit të Edi Ramës dhe një call center e Erion Veliajt.

Të fundit