Flash News

Ditari i Opozitës

Veliaj në SPAK, Caka: Duhet të thirrej si kokë e grupit të strukturuar kriminal, tendencë për ta ndihmuar

Veliaj në SPAK, Caka: Duhet të thirrej si kokë e grupit të

Anëtarja e këshillit bashkiak nga Partia e Lirisë, Silva Caka tha që akuza ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj duhet të ishte si kokë e grupit të strukturuar kriminal për inceneratorin dhe “5D”-në, jo thjesht një hetim pasuror ndaj tij dhe familjarëve të tij.

Duke folur në MCN TV, sipas Cakës, Veliajt i është dhënë mundësia maksimale për prishjen e provave. Ajo e konsideron hetimin ndaj tij si të vonuar dhe me prapaskenë politike. 

“3 vite kanë kaluar, në mars 2025 bëhen 4 vite që janë depozituar në SPAK materialet për inceneratorët. Hetimi pasuror vjen si rrjedhim. Veliaj s’duhet të thirreshin si rezultat i një hetimi pasuror, por të jepte shpjegime për aferën e inceneratorit të Tiranës dhe 5D. Nuk është se nuk e vlerësoj këtë hetim, por në 3 vite e gjysmë Veliajt i është dhënë mundësia maksimale qoftë për prishjen e provave, qoftë për vazhdimin e pagesave.

Realisht mendoj që është shumë i vonuar si hetim, madje e gjykoj me prapaskenë politike. Kur shoh me sa shpejtësi operohet me opozitën, sa të paanshëm duan të tregohen me funksionarë të lartë të opozitës, për mua është dëshmi e zvarritjes së hetimit për Veliajn. S’është problemi sa orë ka ndenjur. Bëhen 4 vite dhe thirret për hetim pasuror që është derivat i hetimit themeltar të inceneratorëve dhe 5D-së.

S’mund të shkojë Veliaj në burg vetëm për një hetim pasuror, i ka vjedhur qytetarëve qindra miliona euro për inceneratorin e Tiranës dhe 5D-në. Jo vetëm janë të vonuara në kohë, por edhe mënyra si po bëhen veprimet proceduriale, më lë të kuptojë që ka një dëshirë të madhe për ta ndihmuar Veliajn nga institucionet e drejtësisë. Por s’do të ndodhë sepse ne do bëjmë kallëzime të reja për Veliajn. Heimet pasurore mund të zgjasin me vite të tëra.

S’është vepra kryesore që ka kryer Veliaj, familjarët e tij ndoshta po. Duhet të ishte thirrur ky i pari, pastaj bashkëshortja, apo vëllai, këta bëjnë më të rëndë bishtin se sa sqeparin. Shoh tendencë për ta ndihmuar. Akuza ndaj tij duhet të ishte si kokë e grupit të strukturuar kriminal, jo hetim pasurie”, tha Caka. 
 

Të fundit