Flash News

Ditari i Opozitës

Veliaj, nga "Dead man walking në Dead man Talking"

Veliaj, nga "Dead man walking në Dead man Talking"

Anëtari kryesisë së PD-së Bardh Spahia i ka bërë thirrje kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, të bëhet bashkëpuntor i drejtësisë në vend që të mallkojë opozitën.

Postimi

•             Veliaj, nga “dead man walking, në “dead man talking”

Gjuha e urrejtjes së Erion Veliajt ndaj opozitës dhe kujtdo që tregon të vërtetën e korrupsionit të tij nuk e zhbën dot faktin kryesor se Erion Veliaj është njeriu kyç për të zbardhur aferën korruptive më të madhe të 34 viteve të fundit.

1.            Erion Veliaj ideoi ndërtimin e incineratorit të Tiranës.

2.            Erion Veliaj dha miratimin për ndërtimin e incineratorit në emër të 5 bashkive

3.            Erion Veliaj uzurpoi kompetencat këshillin bashkiak dhe miratoi vetë planin financiar për incineratorin, duke dalë garant për të.

4.            Erion Veliaj kishte kontrollin absolut mbi fushën e dherave në landfillin e Sharrës, ku vazhdojnë të luhen miliona euro fitim. Teorikisht, kjo pasuri i përket kompanisë së incineratorëve.

5.            Erion Veliaj dhe Edi Rama miratuan një procedurë të kundërshtuar disa herë nga Ministria e Financave.

SPAK-u është i vonuar në të gjitha veprimet hetimore kundër Erion Veliajt. Kanë kaluar 4 vite që kur PD e denoncoi në SPAK këtë aferë, por SPAK e copëzoi dhe e ndau çështjen vetëm për të favorizuar Erion Veliaj dhe Edi Ramën.

Kontrollet e fundit në banesat dhe zyrat e familjes së tij janë parë si qesharake nga të gjithë, pasi ka muaj që në çdo kafe të Tiranës ka vetëm një lejtmotiv të përbashkët: “Lali s’i ka punët mirë”.

Përsa kohë, SPAK-u do të bëjë budallanë dhe sikur nuk kupton, Lalin s’e gjen gjë ligjërisht.

Ah po, politikisht? Politikisht e ka gjetur Arben Ahmetaj fjalinë e duhur: Erion Veliaj i duhet Edi Ramës si “dead man walking”. Por sa të na tregojë nëpër statuse të dëshpëruar sesa shumë e mbështet lideri i tij suprem Edi Rama, bën mirë që Erion Veliaj ta kapërcejë aksiomën e Ben Ahmetajt dhe të kthehet në “dead man talking”.

 

Të fundit