Flash News

Ditari i Opozitës

Vendimi i Apelit për vulën e PD, ish-avokatja e Shtetit: Skenar i përgatitur nga Rama, Basha dhe Alibeaj

Vendimi i Apelit për vulën e PD, ish-avokatja e Shtetit: Skenar i

Ish-avokatja e Shtetit, Ledina Mandija e konsideron politik vendimin e marrë nga Gjykata Administrative e Apelit për vulën e Partisë Demokratike.

Në një intervistë për “Panorama TV”, Mandija tha se ky ishte një skenar i përgatitur nga vetë ish-kryedemokrati Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj dhe që ishte mbështetur edhe nga kryeministri Edi Rama.

Sipas saj, procesi në gjykatë është kompromentuar që në momentin që të regjistrohet ankimimi i grupit të Alibeajt, që nuk ishte fare palë në proces.

“Rama e kishte dhënë vendimin përmes deklaratave në media. Mund të them që vendimi i gjykatës ishte mos pranim i ankimit nga grupi i Rithemelimit. Ishte dhe kthimi për gjykim i vendimit të vitit të kaluar në lidhje me regjistrimet e Kuvendit kombëtar. Prishja për gjykim do të thotë që ishte një pamundësi e forcës politike që të regjistrohej pranë KQZ-së.

Në një proces ku nuk ka palë, kemi të bëjmë me një situatë të mbështetur totalisht nga kryeministri Rama. Ky është vendim politik. Duhet të lexojmë me vëmendje vendimin e gjykatës. Vendimi është politik pasi vetë ankuesi pranon se nuk ishte palë, vetë personi në fjalë, përfaqësuesi i Alibeajt, është e kuptueshme që kemi të bëjmë me një shkelje procedurale.

Gjykata nuk duhet të pranonte ankimin. Pamundësia dhe paaftësia për të gjetur mjete të tjera për të goditur vendimmarrjen e demokratëve, nuk mund të justifikojë një gabim të gjykatës në lidhje me legjitimimin procedural të Alibeajt”, u shpreh Ledina Mandija.

 


 

Të fundit