Flash News

Ditari i Opozitës

Vendimi i Apelit për vulën e PD-së, Bylykbashi: Përpjekje për të përjashtuar opozitën nga zgjedhjet

Vendimi i Apelit për vulën e PD-së, Bylykbashi: Përpjekje

Oerd Bylykbashi ka komentuar vendimin e djeshëm të Gjykatës së Apelit për vulën e Partisë Demokratike. I ftuar në televizionin “News 24”, deputeti i kësaj force politike u shpreh se ishte një vendim për përjashtimin e PD=së nga zgjedhjet lokale të 14 majit.

Sipas Bykykbashit Alibeaj nuk mund të ishte palë në këtë proces gjyqësor, pasi nuk kishte qenë palë as në gjyqin e zhvilluar në “shkallën e parë” dhe sipas tij ky është një precedent i rrezikshëm për drejtësinë.

“Isha pjesë e procesit, i cili konkluzionin e ka shumë të qartë. Tregoi se si Rama e ka vënë gjyqësorin në diktatin e tij me reformën në drejtësi. Reforma dihej që do dështonte për shkak të kapjes së gjyqësorit."

"Gjykata nën kapjen dhe presionin e Ramës mori vendimin për të përjashtuar PD nga zgjedhjet. Vendimi i njollë e zezë për sistemin e drejtësisë, u shkelën parimet. S’mund të jetë palë në Apel ai që nuk ka qenë palë në shkallën e parë."

"Asnjë jurist me 2 para mend në kokë nuk e pret atë lloj vendimi, juristët sot janë të habitur se si është njohur si palë. Kur dikujt që i kanë thënën në shkallën e parë, kërkesa e Alibeajt për të përjashtuar gjyqtarin e Shkallës së parë."

"Gjyqtari që e shqyrtoi i tha s’mund të bëni këtë kërkesë se nuk jeni palë. Alibeaj e pranoi se nuk e ankimoi vendimin. U vendos dje një precedent i rrezikshëm, dhe nuk dihet nëse do shtrihet vetëm në raste politike apo do të përdoret edhe për çështje civile, raste pronësore apo të tjera të ngjashme."

"Në aspektin ligjor nuk mund të thoja që e prisja një vendim të tillë, por duke qenë pjesë e politikës, nisur nga fakti që ministrja e Jashtme i thotë ambasadorëve, e kemi nën kontrol dhe vendimi do jetë ky dhe një javë më parë, kishte një favor dhe një arsye në javën e fundit."

"Ramës i duhej një çështje që do ndryshonte narrativën politike pas çështjes McGonigal. Edhe dje vura theksin tek presioni i Ramës, i duhej ky vendim”, tha ai.

Të fundit