Flash News

Ditari i Opozitës

Vendimi i Apelit për vulën e PD, Topalli: Tashmë, krerët e partive i cakton kryeministri

Vendimi i Apelit për vulën e PD, Topalli: Tashmë, krerët e

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila vendosi që çështja për vulën të kalojë për rigjykim në Shkallën e Parë.

Në një postimi në rrjetet sociale, Topalli shkruan se pas këtij vendimi tashmë kryetarët e partive politike i cakton kryeministri.

 “Nga sot , kryetaret e partive  i cakton Kryetari i Qeverise permes vendimeve te Gjykatave te tij. Vendimi i sotem eshte vendimi me i Zi politik , i marre nen petkun e drejtesise, i ngjashem ne thelb me vendimin e gjykates ne vitin 1946, qe vendosi pushkatimin deputeteve te opozites. Presioni i pushtetit mbi Gjykaten edhe brenda salles eshte provokimi me i rende i nje opozite qe perpiqet te ruaj pluralizmin ne kushte shume komplekse. Nga Sot , opoziten e emeron qeveria .

Praktikisht, sot sistemi i pluralizmit eshte ne udhekryqin e vet me te rrezikshem. Dhuna brutale e vendimit te cmendur te tre gjykatesve qafe perkulur ka vene ne pikepyetje cdo gje qe kemi arritur ne keta 3 dekada. Vendimi ne fakt ishte paralajmeruar nga pushteti ne qeveri dhe Parlament, per turpin e tyre e te atyre qe marrin persiper keta veprime qe mund te cojne ne peplasje te pakontrolluara te njerezve. Nga sot , pluralizmi shqiptar rrezikon ekzistencen”, shkroi Topalli në Facebook.

 

Të fundit