Flash News

Ditari i Opozitës

Vendimi i Bashës për Berishën, Gazment Bardhi: Nga informacionet që disponoj ishte e vetmja rrugë

Vendimi i Bashës për Berishën, Gazment Bardhi: Nga informacionet

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka komentuar për herë të parë vendimin e kreut të PD, Lulzim Basha për përjashtimin e ish kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD.

I ftuar në Open, Bardhi thotë se ndonëse çdo demokrat është lënduar nga ky vendim, nga informacionet që disponon ishte e vetmja rrugë për situatën.

Si çdo demokrat, ky vendim lëndon, por para se të japim një vendim emocional duhet që secili nga ne , nisur nga Basha deri te anëtari më i thjeshtë, duhet të kemi parasysh interesin e demokratëve.

Kjo ishte e vetmja rrugë nga informacionet që unë kisha,ishte i vetmi opsion për situatën e krijuar. S’do donim kurrë të ishim në këtë situatë. Sot vendi ka një minues të demokracisë dhe ai është Edi Rama .

Dua të ndaj dhe një info, që drejtimi i gishtit te PD sikur e keqja është aty, por e keqja është Edi Rama .
Këtu nuk ka një betejë mes Bashës dhe Berishës, Basha ka marrë një vendim i diktuar nga rrethanat në të cilat ishte PD, dhe në atë vendim ka shprehur vlerësimin ndaj figurës së Berishës .

Zyrtarisht në prezencë të zyrtarëve amerikanë Basha e ka thënë mos dakordësinë për vendimin e SHBA, ka mbajtur qëndrim në emër të PD në mbrojtje të Berishës. Berisha është në dijeni të rreziqeve që i kanoseshin demokratëve në rast mos vendimi.

Unë jam dëshmitar i takimeve të Bashës me amerikanët , nuk jam i lejuar të nxjerr detaje , por konfirmoj se në rast se Basha s’do merrte vendimin interesat e demokratëve do ishin cënuar në mënyrë të parikuperueshme”, tha Bardhi.

 

Të fundit