Flash News

Ditari i Opozitës

Vendimi i Britanisë, Hoxha: Berisha arrestoi 128 banda krimi, Rama i kthehu në oligarkë të qeverisë

Vendimi i Britanisë, Hoxha: Berisha arrestoi 128 banda krimi, Rama i kthehu

Sekretari për Emigracionin në PD Indrit Hoxha ka reaguar pas akuzave të Britanisë së Madhe, e cila i ndaloi hyrjen në territorin e saj kryedemokratit Sali Berisha.

Në një postim në Facebook, Hoxha shkruan se Ramës i janë arrestuar ministra e deputetë dhe iu bën thirrje “çunave të Londrës” të legalizojnë “paret e drogës”, dhe akuzat i hedh ndaj Berishës.

Hoxha shkruan se Berisha ka dërguar para drejtësisë 128 banda krimi, të cilat sot Rama i ka kthyer në oligarkë të qeverisë.

“Edi Ramës i janë arrestuar, ministra, deputetë, kryetarë bashkish. Ka mbushur Angline me ‘shpia bari’ dhe dërgon Gjiknurin t’u thotë “hajde legalizojini paret e droges ne Shqipëri!”. Ndërkohë Britania thotë se Sali Berisha ka lidhje te ngushta ne krimin e organizuar.

Ne 2005-2007, Sali Berisha dërgoi para drejtësisë 128 banda te krimit te organizuar. Sot këto banda janë kthyer në oligarkë dhe biznesmenë të qeverisë dhe Edi Ramës. Sot Edi Rama duhet te ishte ne burg. Gjithsesi, si gjithmonë, FAJIN E KA SALIU!!!”, shkruan Hoxha në postim.

Të fundit