Flash News

Ditari i Opozitës

Vendimi i GJK për Berishën, Topalli: Është marrë në dhunim të plotë të Kushtetutës

Vendimi i GJK për Berishën, Topalli: Është marrë

Ish deputetja e PD, Jofezina Topalli ka reaguar pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e masave të sigurisë ndaj kreut të PD, Sali Berisha nga ana e GJKKO, duke shfuqizuar masën e SPAK për ndalim të daljes jashtë vendit, si dhe la në fuqi masën e detyrimit me paraqitje. 

Në një intervistë për Syri Tv, ajo tha se GJK, me vendimin e sotëm, ka minuar kushtetutën dhe veten e saj.

"Në fakt kam shumë pak kohë për të lexuar dhe për të kuptuar vendimin e GjK, por besoj se dy element kryesor i kam të qarta.

Në gjykimin tim, unë këtë e shikoj si një vendim të gjykatës, i cili është marrë në thyerje dhe dhunim të plotë të Kushtetutës.  

Mirëpo, kur Gjykata Kushtetuese rrëzon Kushtetutën, jemi në kushtet e një krize ilegjitimiteti institucional. Mbase kjo është kriza më e rëndë e shtetit demokratik shqiptar në kuptimin institucional të fjalës.
Me këtë vendim të sotëm, ka minuar kushtetutën dhe veten e saj. Kuvendi është shtylla kryesore e demokracisë së një vendi, dhe kur i merret pushteti kuvendit, atëherë jemi në rastet e minimit të demokracisë të shëndetshme parlamentare.

Aktualisht po bashkohen zingjir, minimi i të gjitha institucioneve që dikush të mbajë një pushtet që e konsideron si privilegj për të mos e lëshuar dhe nuk e konsideron si përgjegjësi për ti shërbyer interesit publik të një vendi", tha Topalli. 

Të fundit