Flash News

Ditari i Opozitës

Vendimi i GJK për mandatin e Xhaçkës, Meta: Institucion i kapur nga Ramaforma, duhet të ishte e prerë me kohë

Vendimi i GJK për mandatin e Xhaçkës, Meta: Institucion i kapur

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat i pyetur në lidhje me vendimin e GJK për mandatin e Olta Xhaçkës tha se edhe Gjykata Kushtetuese është e kapur nga "Ramaforma" dhe se qëndrimet e saj duhet të ishin të prera dhe të qarta me kohë.

Pyetje: Zoti Meta, vetëm pak minuta më parë Gjykata Kushtetuese, ka kërkuar nga Kuvendi që të nisë kërkesën e disa deputetëve, për mandatin e ish-ministres Olta Xhaçka, keni një koment?

Përgjigje: Konflikit i interesave është në nivelet më të jashtëzakonshme. Dhe dihet, që edhe Gjykata Kushtetuese është një institucion i kapur nga Ramaforma. Dhe, qëndrimet e saj duhet të kishin qenë të qarta dhe të prera me kohë. Jo vetëm për këtë çështje, por dhe për të gjitha çështjet e tjera që kanë të bëjnë me interesin publik, apo me interesin kombëtar.

Pyetje: Përsa i përket zgjedhjeve që pritet të bëhen në Himarë, di do të kandidojë Partia e Lirisë? Do të marrë pjesë e vetme, apo do të jetë në koalicion me PD?

Përgjigje: Lidhur me zgjedhjet në Himarë, dua të vlerësoj se gjithçka është pjesë e një skenari mafioz, që nuk ka asnjë lidhje me shtetin e së drejtës. Dhe me parimet mbi të cilat ai funksionon. Gjithçka është bërë fakt i kryer në një kohë rrufe. Duke, tentuar për të marrë me dhunë, me forcë, dhe në mënyrë të paligjshme bashkiën e Himarës.  Atë që nuk u arrit të merrej as me dhunë, as me forcë, dhe as me rrëmbimin mafioz që iu bë zotit Bejleri, dy netë përpara zgjedhjeve. Është tepër e qartë, se vendi është në momentet më të errëta të demokracisë, dhe respektimit të shtetit ligjor. Pasi, të gjithë e dimë se për të dërguar zotin Bejleri për të bërë betimin ishte e pamundur, por për të dërguar në KQZ. për t’i hequr mandatin ishte plotësisht e mundur. Ky është një regjim policor, kriminal që duhet shembur. Dhe, për çështjen e Himarës, ne do të kemi të njëjtin qëndrim me Partinë Demokratike.

 

 

Të fundit