Flash News

Ditari i Opozitës

Vendimi për Kuvendin e 11 Dhjetorit, Apeli pranon ankimimin e Alibeajt

Vendimi për Kuvendin e 11 Dhjetorit, Apeli pranon ankimimin e Alibeajt

Gjykata ka pranuar kërkesën e kreut të grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, për të ankimuar vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, për njohjen e vendimeve të Kuvendit të 11 Dhjetorit.

Alibeaj në kërkesën e depozituar pranë gjykatës, kërkoi pushim ose shqyrtim të çështjes. Me vendim të gjykatës së Tiranës, Grupi i Rithemelimit merr të drejtën e drejtimit të selisë blu duke i njohur çdo ndryshim të bërë në statut më 11 Dhjetor.

"Sot me date 22.04.2022,  ne lidhje me kërkesën e paraqitur nga Partia Demokratike e Shqipërisë përfaqësuar nga z. Enkelejd Alibeaj, me objekt: Prishjen e Vendimit Nr. 1346/222 Akti, Nr. 3 Vendimi, dates 25.03.2022 te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane me gjyqtar Agron Zhukri duke vendosur pushimin e gjykimit ose kthimin e saj per shqyrtim ne te njëjtën gjykate por me tjetër trup gjykues, vendosi ne dhome këshillimi:

– Pranimin e ankimit te palës ankuese, Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Nënkryetari i saj z. Enkelejd Alibeaj, ndaj Vendimit Nr. 3, date 25.03.2022 te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane. – Kundër vendimit nuk lejohet ankim", thuhet në njoftim. 

Të fundit