Flash News

Ditari i Opozitës

Vendimi për vulën e PD, Pollo: U shfaq si dorë e zgjatur e Ramës për të goditur PD dhe pluralizmin

Vendimi për vulën e PD, Pollo: U shfaq si dorë e zgjatur e

Ish-ministri dhe ish deputeti Genc Pollo ka reaguar lidhur me vendimin e marrë nga Gjykata e Apelit për vulën e Partisë Demokratike.

Në një postim në Facebook, Pollo shkruan se vendimi i sotëm u shfaq si dorë e zgjatur e Edi Ramës për të goditur Partinë Demokratike dhe pluralizmin.

“Një njoftim i keq e i shëmtuar erdhi sot nga Gjykata e Apelit; e cila u shfaq si dorë e zgjatur e Edi Ramës për të goditur Partinë Demokratike dhe pluralizmin.

E megjithatë nuk është momenti për të vajtuar logon dhe emrin e partisë. Ato do të korrigjohen një ditë tjetër. Siç do gjendet nje zgjidhje e përkohshme për nesër e tutje.

Nuk ja vlen barra qiranë as t’u zëmë emrin në gojë atyre që morën peshqesh logon dhe emrin; sepse  mund të ulemi në nivelin e tyre.

Fokusi ynë është fushata bashkiake me në ballë kandidatët tanë të mrekullueshëm. Aty do e gjejme forcën, drejtësinë e lirinë! Në 14 maj!”, shkruan Pollo.

 

Të fundit