Flash News

Ditari i Opozitës

Vendoret e 14 majit, edhe Saimir Korreshi del krah Këlliçit

Vendoret e 14 majit, edhe Saimir Korreshi del krah Këlliçit

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka zhvilluar dje një takim me anëtarë të komunitetit lushjatër të cilët jetojnë në Tiranë.

Këlliçi e ka zhvilluar takimin në prani të deputetit Saimir Korreshi dhe ish-deputetit Myslim Murrizi, të cilët i bënë thirrje qytetarëve të zgjedhin Këlliçin si alternativë më 14 maj.

Vetë Këlliçi ndau në Facebook, foto nga momentet e takimit ku mes tyre ishte edhe një foto bashkë me Korreshin.

“Komuniteti lushnjar i ka shtuar Tiranës vlera dhe ka kontribuar gjithnjë në zhvillimin e qytetit. Punëtorë të palodhur, familjare e të përkushtuar, ata meritojnë më shumë shërbime e cilësi më të mirë jete, si të gjithë anëtarët e shtëpisë sonë të madhe, e pasuruar me energji, kulturë e tradita nga çdo anë e Shqipërisë. Kënaqësi të flisja, t'i dëgjoja nga afër e t'u paraqisja programin tim, në shoqërinë e Saimirit, Myslymit e Eltonit,” shkroi Këlliçi.

Deputeti i Lushnjes u rreshtua fillimisht krah Enkelejd Alibeajt duke dalë në mbështetje të tij, por gradualisht ai u shpreh hapur për bashkimin e demorkatëve.

Të fundit