Flash News

Ditari i Opozitës

Vënia në diskutim e mandatit të anëtarit të GJ, Bardhi: Atentat për asgjësimin evetë Kushtetutës

Vënia në diskutim e mandatit të anëtarit të GJ, Bardhi:

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka akuzuar mazhorancën, për destabilizim tw Gjykatës Kushtetuese.

Në një reagim, Bardhi thotë se përmes lojës që mazhoranca po bën për vënien në diskutim të mandatit të disa prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, tregon qartë se kjo është kapje dhe vendosje nën kontrollin politik të mazhorancës, e gardianit suprem të Kushtetuetës, Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Bardhit, ky është një atentat për asgjësimin e vetë Kushtetutës, ndërsa e vë theksin në pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese, si ganranci për funksionimin e shtetit të së drejtës. 

Deklarata

Pavarësia e Gjykatës Kushtetuese është thelbësore për garantimin e shtetit të së drejtës.

Prej kohësh ka një tendencë të mazhorancës socialiste për të mbajtur të destabilizuar Gjykatën Kushtetuese, përmes vënies në diskutim të mandatit të disa prej anëtarëve të saj.

Kjo lojë që vazhdon tashmë prej muajsh, ndërkohë që Kushtetuta dhe ligji organik janë krejt të qartë: Përveç dy gjyqtarëve (Holta Zaçaj - 2025 dhe Sandër Beci 2028),  Kushtetuta dhe ligji kanë parashikuar një mandat të plotë 9-vjeçar për të gjithë gjyqtarët e tjerë kushtetues.

Prandaj vazhdimi i kësaj loje dhe çdo lexim i ndryshëm i Kushtetutës dhe ligjit, është duke cenur rëndë pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqtarëve kushtetues.

Kjo përbën një përpjekje të qartë për kapjen dhe vendosjen nën kontrollin politik të mazhorancës gardianin suprem të Kushtetutës, Gjykatën Kushtetuese. Dhe kjo padyshim është një atentat për asgjesimin e vetë Kushtetutës!

Të fundit