Flash News

Ditari i Opozitës

"Vetëm 30 gjilpëra, 1 mln e 800 mijë lekë", Basha takim me të 'mbijetuarit' e COVID-it: S’do ishim në këtë situatë nëse do pranoheshin propozimet e PD

"Vetëm 30 gjilpëra, 1 mln e 800 mijë lekë", Basha
Në foto: Basha në takim me qytetarë të infektuar me COVID-19

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me disa qytetarë të cilët kanë kaluar COVID-19.

Qytetarët treguan vështirësitë e përballjes së tyre me COVID-19. Sisa prej qytetarëve janë ankuar se në shumicën e rasteve në mungesë të përgjigjes nga shteti, u detyruan të gjejnë zgjidhje në spitalet private duke paguar shuma të mëdha, të vështira për t’u përballuar prej tyre.

“Vetëm 30 gjilpëra më kanë kushtuar 1 milion e 800 mijë lekë. Është me të gjitha rregullat nëpërmjet mjekut të familjes që kam marrë. Falë një djali që kam në Angli, me lekët e mija i kam ble, 80 gjilpëra kam bërë në trup, pa lëri kokrrat e të gjitha ilaçet. Asnjë gjë. Të gjitha me lekët e mija”, tha njëri prej qytetarëve, duke theksuar se është përballur me virusin pa asnjë ndihmë nga shteti.

Dramatike është historia e Aldi Gjurbavija i cili krahas përballjes së vështirë personale me virusin, në këtë betejë ka humbur të ëmën, e cila atëherë kur mjekët shpreheshin se ishte shëruar e humbi luftën.

“Ne kërkonim një karrocë që ta nxirrnim me karrocë sepse ishte e pafuqishme, ishte dobësu, dhe doktori që e ndiqte doli aty jashtë tha dëgjo: ditën e hënë ne do e nxjerrim, do pak kujdes tek shtëpia, sepse normalisht ka kaluar probleme etj., etj. Ditën e hënë tha është mirë, për një muaj e merr veten dhe bëhet siç ka qenë në fillim. Në rregull, faleminderit. Ditën e hënë ne na marrin në telefon, është shumë rëndë tha doktori, ka kaluar ishemi celebrale, dhe në mëngjes duke u gdhirë e marta, domethënë që u bënë dy javë fiks, ndërroi jetë”.

Gjatë fjalës së tij, Basha apeloi edhe njëherë për kujdes, ndërsa i kërkoi qeverisë që të të ndalë vjedhjen dhe dërgimin e taksave në parajsat fiskale por të çojë paratë tek qytetarët, mjekët, infermierët dhe tek shëndetësia që të mos humben më jetë. 

“Kryesore për këtë sëmundje dhe në qoftë se testohet në kohë e para e punës fillon trajtimi në kohë dhe e dyta kufizon kontaktet dhe në këtë mënyrë kufizohet përhapja e virusit. Është mungesa e testimeve dhe fakti që Shqipëria është vendi me testimet më të ulëta në botë, që është përgjegjësia kryesore e qeverisë. Unë dhe askush tjetër nuk mund të bëjë përgjegjës qeverinë për pandeminë, por për përgjigjen ndaj pandemisë absolutisht ka qenë një keqmenaxhimin dhe një dështim total.

E dyta, për të gjithë ato pacientë që do kalojnë kalvarin që ju vetë e keni kaluar, nga diagnoza te trajtimi. Nuk ka rezultate të dëshiruara, trajtimi i të sëmurëve në qoftë se nuk izolohesh në kohë.  Nëse nuk e di kohën që je me COVID arrin në shifra të papërballueshme, shifra që më përmendet prej 2 milion lekësh. A ka familje shqiptarë që mund ta përballojë këtë? Apo ato shifra që përmendi zonja pre 700 mijë lekësh, me të ardhura 550 mijë lekë në muaj.

Mirë ata që kanë fëmijët emigrant, por po ata që nuk e kanë mundësinë të marrin borxh?

A të shënojnë emrin në listën e farmacisë, se farmacitë janë bërë me lista, edhe para COVID-it?

Kjo do të thotë t’i dënosh njerëzit e tu me vdekje. Dhe për këtë po, fajin e ka kryeministri, fajin e ka qeveria dhe s’mund të fshihet pas asnjë Komiteti, se këto janë vendime që i merr qeveria. Qeveria vendos se ku do t’i shpenzojë paratë e taksave që u kërkojnë njerëzve. Taksat i merr qeveria, taksat i shpenzon qeveria.

Dhe e treta, ka të bëjë me cilësinë e spitaleve. Se, në qoftë se mjekët kanë 6-7 muaj që punojnë në kushte çnjerëzore dhe spitalet janë plot. Janë me 4-5  pacientë në një dhomë, kur duhet të jenë jo më shumë se dy.

Edhe në kohën kur njerëzit po vdesin nëpër spitale prapë se prapë edhe para disa ditësh vazhdojnë pagesat në thesar për inceneratorin e Elbasanit.

Ne do të bëjmë gjithçka që ta mundim këtë të keqe në të gjitha dimensionet e saj dhe ta shërojmë Shqipërinë edhe të ecim drejt një të ardhme më të mirë ashtu siç dëshironi ju dhe ashtu siç dëshiron çdo shqiptar”, tha Basha.

Të fundit