Flash News

Ditari i Opozitës

"Vetëm dy ditët e fundit 4 atentate", Berisha: Në krye të rendit është politikani më i lidhur me krimin

"Vetëm dy ditët e fundit 4 atentate", Berisha: Në krye

Lideri i opzitës, Sali Berisha në fjalën e tij në tubimin qytetar tha se vetëm në dy ditët e fundit janë katër atentate në vend, e kjo ka ndodhur sepse në krye të rendit është politikani më i lidhur me krimin sipas tij.

Berisha: Mirëmbrëma dhe mirënjohje më të pakufishme për ju misionarë të vërtetë të lirisë, shpresës dhe dinjitetit.
Një falënderim të përzemërt për oratorët e mrekullueshëm, të cilët me fjalimet e tyre sonte dhe çdo natë, frymëzojnë shqiptarët.

Beteja pa kthim e opozitës shqiptare është një betejë historike. Është një betejë epike, e pashembullt në historinë e Europës pas rënies së Perdes së Hekurt. Asnjë vend ish-komunist, në të cilin diktaturat u përmbysën, nuk pësoi pas 32 vitesh si Shqipëria, rivendosjen e një diktature më të keqen, më të shëmtuarën, më të pamëshirën midis të gjitha diktaturave.

Diktatura e bazuar në aleancën e pushtetit me krimin, nuk ka burgje dhe kampe përqendrimi, por ka prita dhe breshëri kallashnikovi, ka thika dhe rrëmbime çdo ditë dhe çdo natë në rrugët dhe sheshet e Shqipërisë.
Vetëm dy ditët e fundit janë katër atentate në një vend ku rendi është në duart e krimit. Në një vend ku në krye të rendit është njeriu, është politikani më i lidhur me krimin në historinë 32-vjeçare të Shqipërisë.

Të fundit