Flash News

Ditari i Opozitës

Vetëvrasja e pacientit të 5-të me COVID, 'Thurje' ironizon qeverinë, apel autoritetit spitalor: Kyçni ballkonet. A e bëni dot kaq?!

Vetëvrasja e pacientit të 5-të me COVID, 'Thurje'
Foto Ilustruese/ Rudina Hajdari

Partia Thurje e Rudina Hajdarit ka reaguar përsa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku një 60-vjeçar humbi jetën pasi u hodh nga dritarja e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’.

Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare, Thurje u ka kërkuar autoriteteve që të sigurojë ballkonet e spitaleve ku kurohen pacientët e prekur nga Covid-19.

"5 pacientë të sëmurë me Covid 19 i kanë dhënë fund jetës deri më sot duke u hedhur nga ballkoni i spitaleve ku ishin shtruar me shpresën për tu shëruar. Ngushëllime familjeve!

E kuptojmë që qeveria nuk ka para për të paguar psikologë, ato lekë i ka marrë Vilma për Check up-in që nuk i shërben kujt. E kuptojmë që nuk ka lekë as për më shumë dhoma ku pacienti të ndihet më i qetë e të mos ndajë dhimbjen e tjetrit, ato lekë i ka marrë bojaxhiu nga italia me konçesionin e sterilizimit më të shtrenjtë në botë.

E kuptojmë edhe që qeveria nuk ka lekë për pajisje më cilësore, të cilat të mundësojnë kurim si në Turqi apo Itali, ato lekë i merr Klodian Zoto për incineratorët fantazma që nuk ekzistojnë.

Por ama mundësinë për të kyçur dyert e siguruar ballkonet kjo qeveri e ka. Të paktën kaq ua ka borxh njerëzve që paguajnë taksa me shpresën se ato do tu prodhojnë siguri. A e bëni dot kaq?!", thuhet në reagimin e "Thurje".

Të fundit