Flash News

Ditari i Opozitës

Video/ Alibeaj del hapur krah Ramës: Është progres në krahasim me Berishën

Video/ Alibeaj del hapur krah Ramës: Është progres në

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj zhvilloi një takim elektoral në Shkodër, por duket sikur po bënte fushatë për PS-në e Edi Ramës.

Në fjalën që mbajti, Alibeaj tha se në krahasim me kreun e PD, Sali Berisha dhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Rama duket me të vërtetë një alternativë.  

Edi Rama thotë vetëm përpara, kurrë mbrapa. Mesazhi i tij në fakt duket i vërtet vetëm kur e krahasojnë kryeministrin e vendit dhe qeverisjen skandaloze të tij, vetëm kur e krahasojnë me Berishën dhe Metën.

Të cilët janë vërtet një regres absolut. Dhe subkoshienca u ka folur. Vetëm ekzistenca politike për 33 vite e Sali Berishës dhe Metës e bën Ramën të duket si një alternativë”, u shpreh Alibeaj.

Opozita reale, sidomos Berisha e ka cilësuar Alibeajn si një mashë të Ramës. Kështu, me fjalimin e sotëm, Alibeaj i dha fund aludimeve duke dalë hapur krah Ramës.  

 

Të fundit