Flash News

Ditari i Opozitës

Video/ Basha ndan mesazhin nga Kuvendi: PD e vendosur të udhëheqë shqiptarët, së pari të shkulim qeverinë

Video/ Basha ndan mesazhin nga Kuvendi: PD e vendosur të udhëheqë

Kreu i demokratëve Lulzim Basha ka ndarë një mesazh të shkëputur nga fjale e djeshme e tij në Kuvend, ku thekson se Paria Demokratike ‘ka vendosur të ecë përpara dhe të udhëheqë shqiptarët drejt ndryshimit që meritojnë.’

Me videon e shpërndarë në Facebook, Basha thotë ndër të tjera se rruga e vetme që mund ta ccojë PD-në drejt këtij misioni është ‘shkulja dhe çmontimi’ i qeverisë aktuale.

“Por edhe një herë po të them, bën mirë që i ndiqke ngjarjet brenda familjes tonë politike me kaq kërshëri, mëso, po shikoje deri në fund sepse as ty, askënd tjetër që ka bërë hesap të vendos interesat personale mbi interesat e shqiptarëve, nuk i pret ndonjë fund i ndryshëm nga ai që i rezervon çdo shoqëri dhe çdo komb që ka vendosur të ec përpara.
Dhe po të them, Partia Demokratike ka vendosur të ecë përpara dhe të udhëheqë përpara shqiptarët drejt ndryshimit që meritojnë. Dhe kjo rrugë mund të bëhet duke mobilizuar të gjitha shqiptarët, që pikë së pari të heqim, shkulim, çmontojmë dhe gërryejmë pengesën tash 8-vjeçare që je ti dhe lemeria jote që e quan qeveri”, deklaroi Basha në Kuvend.

Të fundit