Flash News

Ditari i Opozitës

Video erotike e Gjicit, Maliqi: Pas çdo skandali, hedhin diçka për vëmendje

Video erotike e Gjicit, Maliqi: Pas çdo skandali, hedhin diçka

Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Kuçovën, Lefter Maliqi komentoi video-skandalin e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.

I ftuar në Ora News, Maliqi tha se pas çdo skandali socialistët hedhin diçka tjetër për të tërhequr vëmendje. Maliqi u shpreh se edhe lirimi i Dakos e Tahirit ishte diçka për vëmendje.

Lidhur me legalizimin e kanabisit mjekësor, Maliqi tha se do të kalojë në dorën e 4-5 vetave.

“Pas çdo skandali këta hedhin diçka për të tërhequr vëmendje. Jo vetëm kjo po dhe ky aktrimi që bëri Rama sot me një modele duke bërë konsull e me radhë se pjesë e aktrimit është. Siç ishte lirimi i Tahirit dhe arrestimi i Dakos. Sa i përket kësaj, ne nuk jemi vendi që duhet të legalizojmë kanabisin por të jeni të bindur që dhe ky legalizim do të kalojë në dorën e 4-5 vetave”, tha Maliqi.

Të fundit