Flash News

Ditari i Opozitës

Video/ Ilir Beqja lëviz lirshëm në ambientet e Parlamentit dhe kërcënon deputetët e opozitës

Video/ Ilir Beqja lëviz lirshëm në ambientet e Parlamentit dhe

Kryetarja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë për Check Up dhe Sterilizimin, Albana Vokshi ka denoncuar një skandal të ndodhur dje në ambientet e Kuvendit.

Vokshi a shpërndarë në Facebook një video ku ish-ministri i prangosur Ilir Beqja, është shfaqur duke lëvizur lirisht në Kuvend e duke kërcënuar deputetët e opozitës.

Siç duket edhe në video, Beqja hyn në sallën e komisionit i pa shoqëruar nga Garda. Vokshi shkruan se edhe pas kërkesës që është bërë për Policinë e Burgjeve, sërish nuk ka pasur ndërhyrje.

DENONCIMI:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e Parlamentit në orët e para të mëngjesit!

Ilir Beqaj, pas takimeve private me deputetët e PS, shëtit i lirë, hyn brutalisht në sallën ku po zhvillohej mbledhja e Komisionit Hetimor duke guxuar të kërcënojë deputetët e opozitës!!!

As Policia dhe as Garda nuk veprojnë!

Edhe pas këtij skandali, Policia e Burgjeve, refuzoi të largonte Ilir Beqen për ta kthyer në burg, edhe pas urdhërit nga Kryetarja e Komisionit. Në pritje të urdhërit të Plarent Ndrecës i cili tentoi të rifillonte mbledhjen e Komisionit.

Praktikisht, Parlamenti ka rënë!!! Është në duart e atyre që i japin leje dhe garanci Ilir Beqes të fusë mjete të forta, hunj e drunj në Parlament, të shëtisë i lirë në çdo ambjent, e të kërcënojë deputetët e opozitës.

E gjitha, që Edi Rama dhe Vilma Nushi të mos dëshmojnë para Komisionit Hetimor!!

Opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas!! Do të bëjmë transparencë! Do të denoncojmë! As Rama e askush nuk do të gëzojë asnjë qindarkë të vjedhur nga paratë e shëndetësisë.

Të fundit