Flash News

Ditari i Opozitës

VIDEO/ Ina Zhupa: Balluku gënjeu 3 herë për afatet e Bypass-it të Vlorës

VIDEO/ Ina Zhupa: Balluku gënjeu 3 herë për afatet e Bypass-it

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, e cila në zgjedhjet e 25 prillit mori mandatin e deputetes, ka denoncuar mashtrimet e ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, lidhur me afatin e përfundimit të punimeve në Bypass-in e Vlorës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zhupa ka publikuar videon me prononcimet e Ballukut ku deklaronte më 25 Qershor 2020 se Bypass-i i Vlorës do të përfundonte në shkurt 2021.

Më pas në 23 Janar 2021 deklaronte se Bypass-i i Vlorës do të përfundonte përpara nisjes së sezonit veror 2021. Dhe më 26 Maj 2021 se deklaron se Bypass-i i Vlorës do të përfundojë më 15 korrik 2021.

Zhupa shkruan se kontrata vazhdon të zvarritet pa u përfunduar në kohë edhe pse i ka kushtuar buxhetit të shtetit rreth 35 milion euro.

Postimi i plotë:

Bypass i Vlorës duhet të përfundonte sipas kontratës në shkurt 2021.
Kjo gjë nuk është arritur dhe ende vazhdojnë punimet.
Balluku në vend të marri masa, sa herë viziton punimet në Bypass i Vlorës jep afate të ndryshme për përfundimin e tyre. Deri tani ka dhënë 3 afate të ndryshme në 3 prononcimet e saj. Kontrata vazhdon të zvarritet pa u përfunduar në kohë edhe pse i ka kushtuar buxhetit të shtetit rreth 35 milion euro!
Në daljen e fundit nuk fliste më as për përfundimin e punimeve por për një hapje provizore sa për të kaluar rradhën.
Afatet janë për tu zbatuar në shërbim të qytetarëve dhe jo për të bërë lojra fjalësh ministria sa herë i duhet të dal në tv.

Të fundit