Flash News

Ditari i Opozitës

Video/ Kur Basha thoshte ‘Kurrë, kurrë...”

Video/ Kur Basha thoshte ‘Kurrë, kurrë...”

Prej mbrëmjes së djeshme një vorbull e re përfshiu Partinë Demokratike.

Kreu i PD, Lulzim Basha përjashton nga grupi parlamentar ish liderin historik të PD, Sali Berisha, pasi u shpall ‘non grata’ nga SHBA.

Vendimi i komunikuar nga Basha në një deklaratë për shtyp ishte i papritur, ndonëse diskutohej në qarqet e politikës.

Kjo pasi edhe vetë Basha e cilësonte si të pamundur këtë fakt, kur është pyetur më herët nga mediat.

Në një intervistë në ‘Zonë e lirë’ në 3 nëntor 2018, Basha u pyet se kur “Do ta vriste babën”. Basha në mënyrë kategorike deklaronte ‘kurrë, kurrë’, fjalë që tregoi të kundërtën kur u ndesh përballë ultimatumit të SHBA pasi ish kryeministri u shpall ‘non grata’.

 

Të fundit