Flash News

Ditari i Opozitës

Video nga parcelat me kanabis, Berisha nxjerr mesazhin e qytetarit: Janë mbi 3 mijë rrënjë, shefat e policisë marrin përqindje

Video nga parcelat me kanabis, Berisha nxjerr mesazhin e qytetarit: Janë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video që i është dërguar nga një qytetar, i cili denoncon kultivimin e kanabisin në zonën e Shkodrës.

Në video shihen parcelat me kanabis, që sipas qytetarit ndodhen në vendin e quajtur Belush në Shkodër. Qytetari thotë se i ka parë rastërisht parcelat me kanabis dhe i ka filmuar.

Sipas tij janë mbjellur rreth 3 mijë rrënjë kanabis sativa. Nga informacionet që ka qytetari, personi që i ka parcelat me kanabis jeton në Tale, Lezhë dhe aty ka punësuar disa punëtorë që janë të armatosur.

Në mesazhin e qytetarit thuhet se për parcelat me kanabis kanë dijeni edhe uniformat blu të Policisë së Shkodrës, por nuk veprojnë, pasi shefat marrin përqindjen e tyre, shton ai.

Të fundit