Flash News

Ditari i Opozitës

Vijojnë mbledhjet paralele të Berishës dhe Bashës në selinë blu

Vijojnë mbledhjet paralele të Berishës dhe Bashës në

Në selinë e Partisë Demokratike ish-lideri Sali Berisha dhe kryedemokrati Lulzim Basha po zhvillojnë mbledhje paralele, ndërsa sallat e tyre i ndan vetëm një korridor.

Të dyja mbledhjet po mbahen pa praninë e mediave, e cila po pret në mjediset e korridorit një prononcim nga të dyja palët. Berisha po zhvillon një mbledhje me Komisionin e Rithemelimit të PD, ndërsa Basha me Kryesinë.

Ndërkohë shume mbështetës të Berishës po presin në hollin e katit të dytë me ovacione të herë pas hershme në mbështetje të ish-kryeministrit. Berisha ka deklaruar se selia e PD është e demokratëve dhe jo e Bashës.

 

Të fundit