Flash News

Ditari i Opozitës

Vijon aksioni opozitar, Bardhi: Në Kuvend s’do ketë normalitet, deputetët të vendosur të bëjnë opozitë

Vijon aksioni opozitar, Bardhi: Në Kuvend s’do ketë normalitet,

Kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, ka deklaruar se aksioni i opozitës do të vijojë edhe me nisjen e sesionit të ri parlamentar.

Për Report Tv, Bardhi u shpreh se deputetët e opozitës janë të bashkuar për të vijuar aksionin.

“Të gjithë deputetët që janë të vendosur për të bërë opozitë, janë bashkë në parlament, janë duke koordinuar aksionin e tyre parlamentar. Ky bashkim do të duhet të shtrihet edhe në aksionin tonë politik jashtë parlamentit për të cilin ne po punojmë”, tha Bardhi.

Bardhi tha se në Kuvend nuk do të ketë normalitet, derisa mazhoranca të lejojë opozitën të kryejë përgjegjësitë e veta.

“Nuk ka për të patur normalitet të punës në Kuvend. Sepse normaliteti nënkupton që maxhoranca të kryejë detyrën e saj pa penguar opozitën të kryejë përgjegjësitë e veta kushtetuese. Nuk besoj që mungesa e Berishës do ta pengojë, por mungesa e Berishës dhe çdo deputeti të opozitës në aksion ka rëndësinë e vet. Do ta vlerësojmë në mbledhjen e grupit parlamentar nëse sjellja jonë do të jetë e njëjtë, pra për të pamundësuar seancat normale, apo a do të kalohet në hapa të tjerë përshkallëzues të aksionit të opozitës”, shtoi Bardhi.

Të fundit