Flash News

Ditari i Opozitës

Vijon numërimi i votave për Këshillin e ri Kombëtar të PD, kur pritet të dalë rezultati

Vijon numërimi i votave për Këshillin e ri Kombëtar të

Vijon procesi i numërimit për përzgjedhjet e 300 anëtarëve të Këshillit të ri Kombëtar të PD. Votimi përfundoi mbrëmjen e djeshme, ndërsa pritet që rezultati të dalë afër mesditës.

Në votime për zgjedhjen e Këshillit Kombëtar morën pjesë 5339 delegatë ose 69.8% e tyre. Sipas Statutit nga 300 emra që do të zgjidhen sot, minimalisht 90 do të jenë gra dhe 45 anëtarë e forumit rinor të PD.

Në mbledhjen e parë të tij, Këshilli do të zgjedhë drejtuesin e ri, post i cili aktualisht mbahet nga Bujar Nishani. Ky i fundit bojkotoi punimet e Kuvendit Kombëtar.

Një ditë më parë, PD mblodhi Kuvendin Kombëtar, ku përveç zgjedhjes së Këshillit të ri u bë një analizë e zgjedhjeve të 25 prillit si dhe u miratuan 11 propozimet e kryedemokratit Lulzim Basha për ndryshime statuore.

Të fundit