Flash News

Ditari i Opozitës

Vizita e Clinton, Harxhi: Vizitë e lobuar për interesa të qeverisë

Vizita e Clinton, Harxhi: Vizitë e lobuar për interesa të

 

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Edith Harxhi ka komentuar vizitën e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton.

E ftuar në Syri Tv, Harxhi tha se vizita e Clinton ishte e lobuar. Harxhi përmendi edhe prezencën e Alex Soros, djalit të multimiliarderit Geroge Soros, i cili u shfaq krah Veliajt dhe dhëndrit të Clinton.

Ajo shtoi se nuk duhet harruar që Clinton hyn në ata presidentë që marrin shuma të majme për një fjalim.

Harxhi: Si vizitë e tij më duhet të them se ishte një vizitë e lobuar fuqishëm për interesa të qeverisë aktuale, të Ramës. Ka disa fakte dhe nuk ka nevojë që të kesh shumë informacione për këtë, por e para Klinton hyn në ata presidentë që kanë pagesa shumë të majme në SHBA për të mbajtur një fjalim, përpara disa kohësh ka dalë një botim i një libri të gazetari të famshëm Beqir Sina i cila e botoi dhe në Shqipëri vjet dhe që ka të bëjë pikërisht me presidentët amerikanë, vizitat dhe ndërhyrjet e tyre, dhe normalisht thuhet që një president si ky për një fjalim të shkurtër merr diku tek 1 milionë dollarë, shuma të majme.

Të mos harrojmë praninë  e dy njerëzve shumë të fuqishëm te cilët janë nga bota financiare, filantropike dhe njëri prej tyre dhe politike , siç është dhëndri i tij, i presidentit , një financier shumë i fuqishëm i cili ka lidhje të drejtpërdrejta financash dhe heq fondet fondet me familjen Soros, dhe natyrisht prania e atij çfarë unë mund ta quaj pa asnjë frike kryeministri në hije i Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit, që quhet Alex Soros.  Ai ishte në rreshtin e parë, bënte një karshillik të paparë, dhe tregonte fuqinë e tij dhe që 'nuk e ka problem asnjë kritikë që mund të marr'.

 

Të fundit