Flash News

Ditari i Opozitës

Vizita e parë jashtë vendit pas rikthimit/ Berisha pjesë e Forumit Global: Paraqita qëndrimin e PD

Vizita e parë jashtë vendit pas rikthimit/ Berisha pjesë e

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka marrë pjesë në Forumin Globall në Azerbajxhan, fokusi i së cilit ishin “Sfidat e rendit botëror”.

Lajmin e ka bërë me dije vetë kryedemokrati Sali Berisha në rrjetet sociale. AI bën me dije se iu ka treguar disa prej emrave të rëndësishëm që kanë marrë pjesë në forum, por edhe mediave, qëndrimet e PD për zhvillimet në vend, Rajon dhe më gjerë.

“Ju pershendes nga Baku ku kam ardhur i ftuar nga bordi drejtues i Forumit Global te IX per te marre pjese ne punimet e ketij Forumi i cili kete vit ka si axhende: ‘Sfidat e rendit boteror’

Forumi organizohet nga Qendra Nderkombetare “Nizami Ganjavi”. Ne punimet e Forumit marrin pjese dhjetra Presidente, kryeministra, ministra te jashtem dhe qindra personalitete politike nga Europa dhe te gjithe kontinentet e tjere.

Punimet e forumit i çeli Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Alyiev.  Ky forum eshte nje mundesi e veçante per tu paraqitur miqve te mij, personaliteteve te pranishem, publikut, dhe mediave qendrimet e Partise Demokratike per zhvillimet ne vend, ne rajon dhe ne Europe”, shkruan Berisha.

 

Të fundit