Flash News

Ditari i Opozitës

Vokshi kundërshton projektbuxhetin e “Shëndetësisë”: Asnjë program i ri. Pse detyroni prindërit që të sjellin barna kontrabandë?

Vokshi kundërshton projektbuxhetin e

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka prezantuar projektbuxhetin për vitin 2023 për institucionin që ajo drejton. Por pati kontestime nga opozita.

Deputetja Albana Vokshi është shprehur se është kundër buxhetit dhe se nuk ka asnjë program të ri. Referuar shkeljeve të evidentuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, Vokshi ngriti një sërë pyetjesh ndaj ministres.

Ajo kërkoi informacion se përse mungojnë barnat e nevojshme për fëmijët me leucemi, që i detyrojnë prindërit që t’i sjellin kontrabandë nga jashtë.

“Unë jam kundër këtij buxheti. Nuk ka asnjë program të ri. Shëndetësia nuk është prioritet. Do e votoj kundër normalisht. A mësuat ndonjë gjë nga pandemia? A i lexoni raportet e KLSH, nuk po them denoncimet e opozitës.  E keni lexuar raportin e 2022 nga KLSH? E kam gjetur në një ose dy portale. Nuk është plotësuar asnjë rekomandim i KLSH.

Vendimmarrja e komisionit teknik, është konstatuar se gjatë 2021 për barnat e rimbursueshme është konstatuar me shkeljeje thotë raporti i fundit. 567 milion lekë barna të rimbursuara. A na prek ne kjo? Në çdo procedurë është gjetur shkelje. Nuk është respektuar tavani i rimbursimit. Është bërë keq menaxhimi i fondeve të COVID.

Keni me radhë edhe shkeljet e kryera. Është kaluar fondi për buxhetin e sterilizimit. Janë ndaluar edhe ndërhyrjet. Si është e mundur që vijon një koncesion që po thith të gjithë fondin e shëndetësisë, ndërkohë që është në SPAK. Kam kërkuar informacione për barnat që janë në dispozicion për fëmijët me leuçemi.

Është bërë një investigim. Pse fëmijëve ju mungojnë barnat? Si është e mundur që nuk kujdeseni për fëmijët që janë në nevojë? Pse nuk siguroni barna për fëmijët me leuçemi dhe tumore? Pse i detyroni prindërit që të sjellin barna kontrabandë? Pse keni hequr përsëri invitro? Pse nuk siguroni ilaçe për pacientët me sklerozë multiple. Nga mos sigurimi i barnave ata kanë përfunduar në karrocë. Pse nuk ju sigurohen të 4 llojet e kurave. Dua të më jepni përgjigje për të gjitha pyetjet që ua kam sjell me shkrim. Sa është numri i analizave të pa kryera që janë paguar? Sa është fondi për check-up dhe sa vizita janë kryer? Kemi një vjedhje të parave të shëndetit të qytetarëve”, tha Vokshi.

 

Të fundit