Flash News

Ditari i Opozitës

Vokshi takim me demokratet në Shkodër dhe Lezhë: Ndryshimi vjen nga gratë

Vokshi takim me demokratet në Shkodër dhe Lezhë: Ndryshimi vjen

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka zhvilluar një takim me gra demokrate, anëtare të Këshillit Bashkiak dhe drejtuese të Lidhjes Demokratike të Gruas në qarqet Shkodër dhe Lezhë.

Postimi:

Me zonja deputete, anëtare të Këshillave Bashkiake, drejtuese të Lidhjes Demokratike të Gruas në qarqet Shkodër dhe Lezhë, në një bashkëbisedim të hapur, të sinqertë, duke u ndalur jo vetëm te problemet por edhe tek zgjidhjet.

Faleminderit Westminster Foundation për mbështetjen në organizimin e kësaj tryeze në lidhje me “Aspektin gjinor të Programit të PD dhe financimit”.

Faleminderit @neritansejamini për prezantimin dhe moderimin e diskutimit rreth problematikave të panumërta që gratë e vajzat hasin gjatë fushatave zgjedhore, por edhe në angazhimin e tyre të përditshëm në politikë, si dhe në rolin e rëndësishëm e të padiskutueshëm të grave në fitoren e zgjedhjeve.

Një gjë është e sigurt: #Ndryshimi vjen nga Shkodra e #ndryshimi në Shkodër vjen nga gratë!!

Të fundit