Flash News

Ditari i Opozitës

Vokshi takon Presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës

Vokshi takon Presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ndodhet në Strasburg për të ndjekur punimet e sesionit të dimrit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (PACE).

Ajo ka pasur një takim me Presidentin e PACE, Theodoros Rousopoulos, gjatë të cilit ka diskutuar për axhendën e sesionit dhe për situatën politike në Shqipëri.

Vokshi theksoi se opozita ka kërkuar krijimin e një qeverie teknike në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Gjatë takimit, Vokshi e uroi Rousopoulos për rizgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Në Strasburg, gjatë punimeve të sesionit të dimrit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (PACE), pata rastin dhe kënaqësinë të takoja Presidentin, z.

Theodoros Rousopoulos të cilin e urova për rizgjedhjen e tij në mënyrë unanime në postin e Presidentit. Në takim diskutuam për axhendën e sesionit të dimrit të PACE si dhe situatën politike në Shqipëri”, shkruan Vokshi.

Të fundit