Flash News

Ditari i Opozitës

Vokshi zbardh debatin me Bashën: Nuk e përcakton ai fundin e një deputeti, as të Berishës

Vokshi zbardh debatin me Bashën: Nuk e përcakton ai fundin e një

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka treguar debatin 5 minutësh me kryedemokratin Lulzim Basha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së.

E ftuar në RTV Ora, Vokshi sqaroi se Basha ka nxituar të mbyllë mbledhjen në momentin që ajo dhe deputeti Edmond Spaho, ka kërkuar fjalën, teksa i cilëson të gabuara deklaratat e Bashës për FRPD-në dhe LDGSH-së.

"Nëse ky është mendimi personal i Lulzim Bashës është ok por nuk mendoj se mund të flasë me këtë gjuhë në emrin tim. Lulzim Basha duhet të flasë pasi janë marrë vendimet në forume, duhen votuar dhe pastaj të dalë ti publikojë. Këtë deklarova në mbledhje por Basha tha se nuk janë në rend ditë dhe mbylli mbledhjen. Iku me vrap nga grupi parlamentar ndërsa unë distancohesha nga deklaratat e tij. E vendosin demokratët kur i përfundon koha kujt lideri të PD. Ai nuk e përcakton fundin e asnjë personi në politikë, aq më tepër të Sali Berishës. Ndërkohë Spaho kërkonte fjalën për ndryshimet kushtetuese që nuk janë diskutuar", shtoi Vokshi.

Vokshi deklaroi se partia nuk është pronë e Bashës dhe se vetë deputetja nuk po e kupton më vendimmarrjen e tij.

"As unë as Këlliçi nuk jemi kundër zgjedhjeve. As unë nuk po e kuptoj më vendimmarrjen e Bashës. Nuk kuptoj vendimin për largimin e Berishës nga grupi pa ndjekur procedurat, vendimmarrje e një personi. Basha nuk e ka pronë të tij PD, as FRPD dhe LDG. Nuk më është dhënë  e drejta të flas në seancë plenare. Përplasja mes kryetarit dhe ish-kryetarit të PD ka vënë përballë njëri-tjetrit edhe deputetët", tha Vokshi.

Sa i përket deklaratës së deputetes Orjola Pampuri e cila u shpreh se Vokshi ishte në postin e LDGSH-së me një mandate të skaduar prej 8 vitesh, deputetja refuzoi ta komentojë.

"Refuzoj të komentoj deklaratat e kolegëve të mia. Gjithmonë kam qenë për solidaritet femëror. Shpresoj shumë që zonjat që janë caktuar në mënyrë anti-statuore duke përjashtuar gjithë anëataret e LDG. U bëj thirrje këtyre zonjave që ta mendojnë mirë pjesën e qënies në një grup pune që është anti-statuor dhe zhbën punën e 10 mijë grave të tjera që kanë marrë pjesë në proces. Ka shumë deputetë që flasin nën zë. Ka ardhur koha të shpëtojmë partinë tone", tha Vokshi.

 

Të fundit