Flash News

Ditari i Opozitës

Voltana Ademi tërhiqet nga gara për kryetare e Bashkisë Shkodër?

Voltana Ademi tërhiqet nga gara për kryetare e Bashkisë

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi mund të mos garojë për të njëjtën bashki në zgjedhjet e 6 marsit.

Sipas Shqip, Ademi nuk do të jetë pjesë e garës, edhe pse kishte deklaruar se ishte gati të kandidonte për një mandat tjetër. Së fundmi ajo ishte pozicionuar pranë lëvizjes së ish-kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

Ademi nuk është në listën e kandidateve të Komisionit të Rithemelimit që do t’i paraqiten anëtarësisë. Ndërkohë, Bardh Spahia dhe Astrit Bushati janë dy emrat e konfirmuar që do të garojnë nesër në primaret e PD.

Voltana Ademi është përfolur prej kohësh si kandidate potenciale e Komisionit të Rithemelimit të PD në Shkodër. Vetë ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk është kundër kandidimit të saj.

Ndërkohë, një ditë më parë Partia Socialiste konfirmoi dje prefekten e Shkodrës Majlinda Angonin si kandidaten socialiste në Shkodër, ndërsa Partisë Demokratike nuk i ka publikuar ende emrat e kandidatëve.

Të fundit