Flash News

Ditari i Opozitës

Voton Meta: Ditë e madhe për Shqipërinë, merr fund monizmi

Voton Meta: Ditë e madhe për Shqipërinë, merr fund monizmi

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetja Monika Kryemadhi votuan në zgjedhjet për kryebashkiak.

Meta bëri thirrje para mediave për pjesëmarrje masive nga qytetarët, teksa tha se nuk ka ndryshim në vend pa pjesëmarrje.

Meta u shpreh se vetëm përmes pjesëmarrjes mund t’i kërkojnë llogari pushtetit, ndërsa me 14 majin merr fundi edhe monizmi në Shqiëpri.

“Ishte kënaqësi e madhe të votoja sot. Sot votuam si familje e kompletuar se për herë të parë votoi dhe Era. Unë kam vetëm një lutje për të gjithë qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, pjesëmarrje, pjesëmarrje dhe përsëri pjesëmarrje. Vetë demokracia është pjesëmarrje dhe nuk ka ndryshim pa pjesëmarrje. E drejta më e rëndësishme që ka një qytetar është vota. Një qytetar që nuk ushtron këtë të drejtë nuk ka të drejtë as të kërkojë llogari. Ushtroni këtë të drejtë sot. Vetëm përmes pjesëmarrjes ju mund të bëheni pjesë e ndryshimit dhe t’i kërkoni llogari të gjithëve. Ditë e madhe për Shqipërinë, merr fund monizmi absolut”, deklaroi Meta.

Të fundit