Flash News

Ditari i Opozitës

Voton Sali Berisha: Nesër Shqipëria arkivon monizmin

Voton Sali Berisha: Nesër Shqipëria arkivon monizmin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur votën e tij në Qendrën e Votimit në shkollën “Kosova”.

Berisha u shoqërua nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha. Në një deklaratë për mediat, Berisha i bëri thirrje qytetarëve të votojnë, teksa tha se nga nesër Shqipëria do të arkivojë regjimin monist të Edi Ramës.

Berisha: Së pari një thirrje nga zemra për të gjithë qytetarët shqiptarë të flasin sot, me votën e tyre për qeverisjen vendore. Të gjithë ata të cilët u ftuan nga armiku i egër i votës së lirë të shqiptarëve që të rrinë në shtëpi të mos harrojnë se ky është një nxitje, një apel i madh që ata të marrin sot pjesë në votime. Ai që ka frikë votën ai është armik i saj. Së dyti ftojmë të gjithë shqiptarët të mos harrojnë se përsëritja e të njëjtit gabim e bën gabimin edhe më të madh. Nesër Shqipëria arkivon monizmin dhe kjo është një ditë fitoreje për demokracinë shqiptare

Të fundit