Flash News

Ditari i Opozitës

Vrasja e 25-vjeçarit nga polici, Basha: Përgjegjës janë Rama dhe Lleshaj, injektuan brutalitetin dhe ashpërsinë

Vrasja e 25-vjeçarit nga polici, Basha: Përgjegjës janë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë, ku efektivi i policisë qëlloi për vdekje 25 vjeçarin Klodian Rasha. Ai bëri përgjegjës kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Gjatë një takimi me të rinjtë në Vlorë, kreu i opozitës tha se përgjegjësit nuk janë vetëm ata që shkelën këmbëzën e armës, por ata që kanë injektuar brutalitetin dhe ashpërsinë në çdo hallkë të qeverisjes

"Një brutalitet dhe përgjegjësit nuk janë thjesht ata që shkelën këmbëzën e armës mbi një të ri të pafajshëm, 20 metra nga dera e shtëpisë, por ata që kanë injektuar brutalitetin dhe ashpërsinë në çdo hallkë të qeverisjes.

Kryeqeveritari, vartësi i tij që po të kishte pasur një fije dinjitet do të kishte dhënë dorëheqjen, apo po të kishte pasur një fije dhembshuri kryeministri, duhet ta kishte shkarkuar atë edhe drejtorin e përgjithshëm të policisë por nuk ka mundësi ta bëjë këtë, sepse frymëzuesi i këtij brutaliteti, kësaj arrogance, kësaj shpërfilljeje për dinjitetin, për jetën njerëzore, për jetën e të rinjve është vetë ai",  tha Basha.

Të fundit