Flash News

Ditari i Opozitës

Vrasja e 62-vjeçarit nga RENEA, Berisha: Ekzekutimi në rrethana të dyshimta

Vrasja e 62-vjeçarit nga RENEA, Berisha: Ekzekutimi në rrethana

Kreu i PD, Sali Berisha reagoi lidhur me aksionin e policisë dhe forcave RENEA në Maliq, ku u ekzekutua 62-vjeçari  Ramiz Muçollari.

Në një status në Facebook, Berisha ka dënuar vrasjen e 62-vjeçarit nga policia, duke thënë se ngjarja ka ndodhur në rrethana të dyshimta dhe duhej shmangur.

Po ashtu, Berisha dënon reagimin e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla lidhur me këtë operacion, pasi sipas tij nxit vrasjet nga policia.

“Një vrasje që duhej të shmangej. Taulant Bego etj., etj., nxit vrasjet nga policia

Të dashur miq, policia ekzekuton Ramiz Muçollarin në papafingon e shtëpisë së tij. Ajo flet për shkëmbim zjarrin nëe papafingo, pretendim jo bindës!

Muçollari i cili vuante nga shëndeti mendor, kishte plagosur më parë gruan dhe djalin me thikë e sende të forta dhe sigurisht ai duhet të dorëzohej. Ai nuk mund të kërcënonte në asnjë rrethanë jetën e policëve.

Por cinike dhe kriminale është përgëzimi i Ballës ndaj policëve për vrasjen e tij. Ai plagosi, por nuk mori jetë njeriu. Duke ditur dhe problemet me shëndetin mendor të viktimës durim më i madh në rrethim, duhej treguar, para se të hynin në papafingo dhe te shkrehnin breshëritë mbi trupin e tij.

Ju uroj shërim të shpejtë gruas dhe djalit të plagosur, dënoj ekzekutimin e tij në rrethana të dyshimta dhe dënoj fort përgëzimin e Taulant Bego etj., etj., për vrasjen nga policia të një të sëmuri të strukur në papafingon e shtëpisë së tij.

I bëj thirrje Avokatit të Popullit të nisë menjëherë hetimin për këtë vrasje të parandalueshme dhe ndaj Ballës që me përgëzimin e tij cinik ekstrem, inkurajon dhe nxit vrasjet nga policia”,shkruan Berisha.

 

Të fundit