Flash News

Ditari i Opozitës

Vrasja e ish-kryeministrit Shinzo Abe, Berisha dënon aktin: Ditë tronditëse për kombin e madh japonez

Vrasja e ish-kryeministrit Shinzo Abe, Berisha dënon aktin: Ditë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar vrasjen e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe.

Në një postim në Facebook, Berisha e cilëson ngjarjen si një akt të shëmtuar kriminal, ndërsa shton se sot ka qenë një ditë tronditëse për kombin e madh japonez.

Një ditë tronditëse për familjen Abe dhe kombin e madh japonez! Të dashur miq, nje atentat, në të cilin u vra duke mbajtur një fjalim ish-Kryeministri i Japonisë më jetëgjatë në detyrë Shinzo Abe, ka tronditur thellë familjen Abe dhe kombin e madh japonez.

Duke dënuar me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal që i mori jetën një burrështetasi dhe japonezi të madh, i shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes Abe dhe autoriteteve japoneze për këtë humbje tronditëse për ta, vendin e tyre dhe miqtë e Japonisë në mbarë botën”-shkruan Berisha.

Të fundit