Flash News

Ditari i Opozitës

Vrasja e Martin Canit, Zhupa nga protesta: Mungesë totale e shtetit, Manastirliu të japë dorëheqjen

Vrasja e Martin Canit, Zhupa nga protesta: Mungesë totale e shtetit,

E pranishme në protestën për Martin Canin, deputetja demokrate Ina Zhupa u shpreh se kemi të bëjmë me një mungesë totale të shtetit.

Zhupa deklaroi se ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, duhet të japë dorëheqjen, teksa tha se do t’i bashkohet sërish të hënën protestës.

Zhupa: Është një ngjarje që dikush të mbajë përgjegjësi, e jo ta ketë përgjegjësinë tiktok, është përgjegjësia politikë që duhet të garantojnë sigurisë në shkolla e të japin para për shkollat. 11 vjet që s’gjejnë para për psikologë dhe oficerë sigurie, ndërsa gjejnë para për PPP. Ngjarje e paralajmëruar. Ka nisur që të premten, skaner i mirëfilltë i dështimit të sistemit arsimor. Muingesë totale e shtetit që s’lidhet me atë që ndodh.

Skandaloz reagimi i Ramës,. Në krye të qeverisë s’është tiktok por Rama, dhe modeli në politikë është model tiktok. Model i kriminelëve, që fusin kriminelë në shtëpi e marrin mandate deputeti. Të kërkojë përgjegjësi te keqeverisja dhe ministrat e vet, mënyra se si ka ndërtuar një sistem jo vlerash, por antivlerash.

Zgjidhje afatshkurtër dhe afatgjatë. Ndërgjegjësimi i qytetarëve të largojë me votë këtë qeveri e të sjellë një qeveri që ka në fokus ata.

Zgjidhje afatshkurtër, është dorëhqeja e ministres dhe buxheti i arsimit dhe rritjen e psikologëve e oficerëve të sigurisë. Të hënën sërish këtu, buxheti ende s’ka kaluar, shpresoj të ketë refkektim. Ne do të paraqësim amendamentet tona, nuk e di nëse do ketë guxim për të çuar parate te fëmijët dhe arsimi.

Kam pasrë një zgërdhirje të ministrisë dhe një situatë normale, sikur s’ka ndodhur asgjë. Ne si shoqëri jemi bashkëpërgjegjës, ajo s’merr ansjë përgjegjësi e faj.

Të fundit