Flash News

Ditari i Opozitës

Vrasja e Rashës dhe analogjia me 21 Janarin, Basha: Ndodhën si pasojë e veprimit të Gardës

Vrasja e Rashës dhe analogjia me 21 Janarin, Basha: Ndodhën si

Gjatë konferencës për shtyp, lideri i opozitës, Basha iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me paralelizmin që kryeministri Rama i bën rastit të 25-vjeçarit Klodian Rasha me 21 janarin.

Si përgjigje, Basha tha se në 21 janar institucionet ndërkombëtare treguan se policia iu ushtrua dhunës dhe se vrasja ndodhi si pasojë e veprimit të Gardës, ndërsa shtoi se shumë prej tyre u përballën me ligjin dhe u dënuan.

 “Të gjitha institucionet ndërkombëtare treguan se policia iu nënshtrua dhunës dhe vrasja ndodhi si pasojë e gardës që në kushtet e thyerjes së perimetrit vepruan dhe u dënuan. Rama nuk tregon se atë që ishte në grupin e zjarrit e bëri kryetar bashkie në Mat. Anëtarin e grupit të zjarrit, e promovoi, kryetar të PS-së, drejtor të OSHEE dhe sot një njeri që terrorizon Matin. Ky është Edi Rama” tha Basha. Anija e Edi Ramës po fundoset. E vemtja shpresë është bashkimi me mua dhe PD-në, opozitën dhe të dëgjoni zemrën tuaj”, deklaroi Basha.

 

Të fundit