Flash News

Ditari i Opozitës

Vrasja e Xhuvanit në Elbasan, Berisha: Balla e Bardhi të implikuar, Basha ndërpreu komisionin hetimor

Vrasja e Xhuvanit në Elbasan, Berisha: Balla e Bardhi të implikuar,

Ish kryeministri Sali Berisha ka zbardhur detaje nga hetimet për vrasjen e mjekut, Pjerin Xhuvani në Elbasan, i angazhuar në fushatën elektorale të PS.

I ftuar në emisionin ‘Open’ në News 24, Berisha bën përgjegjës Taulant Ballën dhe Gazment Bardhin, ndërsa komisioni hetimor që ngrit për materialet zgjedhore që u gjetën në makinën e Xhvanit, u ndërpre për shkak të vendimit të Bashës i cili mbahej peng nga kryeministri Edi Rama me dosjen e “Toyota Yaris”.

“A u vra një mjek në Elbasan? A u vra në një fushatë elektorale? Deklaroi Basha se ishte një krim elektoral? Po! Fajtorë ishin Balla dhe Bardhi. Pse u ndërpre komisioni hetimor për vrasjen e mjekut? Ka vetëm një përgjigje, pengmarrje.

Pse duhet të ndërpritej ndryshe, nuk ka një opozitë që e ndërpret këtë ngjarje të rëndë. Unë nuk e bindja dot Bashën çfarëdo që të bëja sepse ishte i marrë peng nga Rama me dosjen që ky i fundit i kishte mbyllur. Prokurori që shkoi në SPAK deklaroi se nuk kishte materiale zgjedhore brenda makinës ku u vra Pjerin Xhuvani”, u shpreh Berisha.

Të fundit