Flash News

Ditari i Opozitës

Vrasja në Vlorë, Berisha: Autori përfaqëson sojin e kriminelëve të pushtetit, për ta ligji nuk ekziston

Vrasja në Vlorë, Berisha: Autori përfaqëson sojin e

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së rëndë dje në Vlorë ku mbeti i vrarë inxhinieri Armando Meshau, ndërsa Rei Meta djali i anëtares së KLP, Nurihan Meta u vu në pranga si autor i krimit.

Sipas Berishës, autori i dyshuar përfaqëson sojin e kriminelëve të pushtetit për të cilët ligji nuk ekziston.

Reagimi i Berishës:  

Krim i shëmtuar!

Rei Meta sekser vrasës, djali i anëtares së KLP, Nurihan Meta i merr jetën inxhinierit Armando Meshau.

Miq, sot në Vlorë 33 vjeçari Rei Meta, doganier dhe një sekser gjobvënës, në një akt të shëmtuar kriminal i mori jetën me grushta në një kancelari në Vlorë, inxhinierit Armando Meshau.

Ky sekser që i kishte premtuar inxhinjerit se do t’i zgjidhte nëpërmjet nënës së tij anëtare e KLP një çështje pronësie kundrejtë shpërblimit me një apartament. Por sekseri bandit nuk kishte mbaruar punë dhe megjithatë kërkonte apartamentin të cilin inxhinieri refuzonte t’ia jepte, ndaj dhe vrasësi i mori jetën.

Vrasësi është djali i anëtares së KLP Nurihan Meta dhe përfaqëson sojin e kriminelëve të pushtetit për të cilët ligji nuk ekziston.

Shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Meshau dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal të shëmtuar dhe kërkoj dënimin më të rreptë të vrasësit.

 

Të fundit