Flash News

Ditari i Opozitës

Vula dhe logoja e PD, Berisha: Do t’i drejtohemi gjykatave ndërkombëtare

Vula dhe logoja e PD, Berisha: Do t’i drejtohemi gjykatave

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka thënë se çështjen e vulës dhe logos së partisë, do ta adresojnë në gjykatat ndërkombëtare.

I ftuar në studion e “Opinion”, Berisha tha se Gjykata e Starsburgut nuk mund të pranojë një process gjyqësor ku palë shpallet ajo që nuk ka qenë palë, referuar Enkelejd Alibeajt.

“Apelimi ka 2 kuptime: Kuptimi i parë është sepse pavarësisht se këto janë institucione të kontrolluara tërësisht nga partia, këtu nuk ka një alternativë tjetër dhe ne nuk kemi një parti për një rend parashtetëror dhe kuptimi i dytë është se ne kemi besim të plotë në Gjykatën Ndërkombëtare, e cila ka një rregull që ankimimi atje të ketë kaluar shkallët e gjyqësorit, por e preferuar është kjo. Nuk mund të pranojë kurrë gjykata e Stasburgut një proces gjyqësor ku palë shpallet ajo që nuk ka qenë palë. Ky standard Rama-Yuri Kim në Shqipëri, nuk ekziston askund në botë përveç se në Korenë e Veriut. Mund të ekzistojë në Bjellorusinë e Lukashenkos apo në ndonjë vend tjetër diktatorial. Shqipëria ka të drejtën e plotë që t’i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare”, tha Berisha.

Të fundit