Flash News

Ditari i Opozitës

Vula e PD, Berisha: Do ta çoj çështjen deri në Strasburg

Vula e PD, Berisha: Do ta çoj çështjen deri në Strasburg

Çështja e “vulës” së Partisë Demokratike vijon të jetë ende “peng” i proceseve gjyqësore.

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi në emisionin "Publikisht" në RTSH se çështjen do ta çojë deri në Strasburg.

“Ka edhe Strasburg këtu, unë kam besim te drejtësia europiane. Nuk heq dorë, unë po bëj opozitarizmin në Shqipëri”, tha Berisha.

I pyetur se çfarë do të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme të 2025-ës, Berisha tha se do të jetë gjithmonë në koalicion me “Partinë e Lirisë”.

“Në 2025 do fitojmë. Patjetër që zoti Meta është pjesë e koalicionit dhe do ketë një bashkim të faktorit opozitar.  “Partia e Lirisë është dhe do jetë partia e koalicionit opozitar. Kur ishte LSI ne kemi qeverisur 4 vite”, u shpreh Berisha.

Të fundit