Flash News

Ditari i Opozitës

“Vula” e PD në gjykatë, Berisha: Yuri Kim ka bërë gjithçka për të ndërhyrë në proces, gjykatësja shiti veten

“Vula” e PD në gjykatë, Berisha: Yuri Kim ka

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për padinë në gjykatë mbi çështjen e vulës së partisë.

I ftuar në emisionin Debat në A2 CNN, Berisha theksoi se në këtë çështje, gjykatësja Muçi shiti, në konceptin profesional, veten e vet për ata që dorëzuan padinë. Berisha shkoi edhe më tej duke thënë se ambasadorja amerikane Yuri Kim ka ndikuar te gjyqtarja.

“Ata që shpresojnë te Edi Rama, shpresojnë te Edi Rama dhe ajo është zgjidhja e tyre. Të mendosh se gjykatësja Muçi shiti, në konceptin profesional, veten e vet për ata që dorëzuan padinë. Ajo u urdhërua të marrë atë vendim nga Edi Rama.

Siç kam denoncuar dhe siç e ka pohuar edhe vet zonja Kim, nëpërmjet Erjon Veliajt, të cilit i kërkoi të bëjë gjithçka për të shpallur palë ata që nuk ishin palë. Veliaj kontrollonte Vettingun e gjykatëses Muçi. Kjo është një nga aferat më korruptive”, u shpreh Berisha.

 

Të fundit